Detaje të librit
Përktheu: Astrit Beqiraj
ISBN 9789928136695
Viti i botimit 2020
Numri i faqeve 340
Çmimi 900 lekë
Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve
Olga Tokarczuk
Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension,
e vendosur në një fshat të largët malor ku jep mësim në një shkollë
të vogël, dhe po ashtu kujdeset për “shtëpitë verore”, pronarët e të cilave
e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe
poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të,
William Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur
në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht,
policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh
mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat
janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë.
Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj
ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin
e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund ti kenë kryer… kafshët!
Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin
thjeshtë si një plakë të rrjedhur, por më pas ajo kthehet vetë në një
ndër të dyshuarit kryesorë.Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik,
i ndërtuar rreth një enigme, në një stil që të kujton atë të veprave më
të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një
thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.
Për autoren
Olga Tokarczuk (1962) - konsiderohet aktualisht shkrimtarja polake më e
suksesshme e brezit të saj dhe një ndër shkrimtaret më interesante europiane.
E përkthyer në 30 gjuhë, Olga Tokarczuk është fituese e disa prej çmimeve
më të rëndësishme ndërkombëtare, si e çmimit Man Booker International Prize (2018),
Brückepreis (Gjermani); Kulturhuset International Literary Prize, Suedi.
Në 2019, ajo u shpall fituese e Prix Laure Bataillon (Francë)
për librin më të mirë të përkthyer të vitit. Ky është libri i saj i parë
që vjen në gjuhën shqip. Së shpejti Botimet IDK do të botojnë një prej
kryeveprave të saj, romanin “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”